Deputetëve të grupit të tij parlamentar Edi Rama u tha këtë të hënë arsyen përse Lulzim Basha sipas tij inskenon ngjarje që baltosin qeverinë dhe shumicën socialiste. Me sigurinë më të plotë kreu i qeverisë deklaron se Basha do pushtetin në tavolinë pasi këtë ia ka pohuar vetë ai, por pa saktësuar nëse këtë kërkesë ia ka bërë gjatë orëve të gjata të takimit kokë më kokë 17 Majin e 2017.
?Me vota nuk na mundin dot, tani që jemi gati për t?ju ofruar dakordësi edhe për votimin elektronik, thonë jo nuk duam. Po çfarë duan këta? Jua them unë se ma ka thënë Luli, pushtetin në tavolinë, me marrëveshje, një herë ti, një herë unë. Unë mund t?i jap edhe gjysmën e zemrës, por këtë nuk ia jap dot.?
Në funksion të kësaj dëshire Rama thotë se Lulzim Basha sajon gjithçka dhe baltos gjithkënd duke u kthyer ne një regjisor të filmave që nxijnë shumicën dhe qeverinë. E një prej këtyre prodhimeve thotë se është dhe historia e audiopërgjimit me Babalen dhe vëllain e ministrit Xhafaj. Aktorët deklaron me siguri kryeministri ju janë premtuar para.
Skenar të realizuar nga e njëjta ?studio? Rama thotë se është dhe përfshirja e Taulant Ballës në historinë e kërcënimit të nënoficerit që hetonte dhunën e ushtruar nga djali i deputetit socialist ndaj Xhisela Malokut. Akuzat e tij shkojnë shumë larg kur e lidhin tritolin e hedhur në oborrin e shtëpisë së Xhiselës me Partinë Demokratike.
?Mbrëmë natën, vajzës së kthyer në mish për topat e kësaj politike të ulët i është hedhur lëndë plasëse në shtëpi. Kush është i interesuar të krijojë në publik idenë se vajza është nën trysni dhe terror psikologjik? Ne? Jo. S?ka mendje normale, madje edhe peshqit e Liqenit Artificial e kuptojnë se për këtë kanë interes vetëm ata që e dhunuan publikisht për ditë të tëra, dhe askush tjetër. Ata që i dinë shqiptarët për budallenj dhe synojnë të bindin shqiptarët se një histori dhune fizike, marrëdhëniet mes dy të rinjve, sigurisht nga ana e djalit mbi vajzën, na qenka në fakt një histori dhune seksuale e frymëzuar politikisht nga një baba deputet dhe e pandëshkuar ligjërisht sepse kryetari i deputetëve me armë në dorë ka shkuar dhe ka kanosur oficerin e policisë që të mbyllë gojën.?
Rama thotë se socialistet ka vendosur një standard të lartë në politikë që kushdo që bëhet pjesë e kësaj force duhet ta marrë parasysh.
?Sot djali i një deputeti është në burg. Më vjen shumë keq për Rrahmanin sepse po kalon një moment tejet të vështirë, pranë shtratit të spitalit ku e shoqja po lufton me vdekjen dhe natyrisht, edhe si baba, një djalë që është aty ku e meriton të jetë, por kush është pjesë e kësaj familjeje politike, e këtij grupi parlamentar, ka marrë përsipër që të jetë pjesë e të qenit ndryshe. Ne nuk jemi engjëj, nuk jemi të rënë nga qielli, nuk jemi të pagabueshëm. Përkundrazi, kemi të gjitha të metat dhe dobësitë tona, por ne të lidhur me krimin? Ne që për vite u baltosëm sikur ishim një grup parlamentar me 19 kriminelë dhe në fund fare kaloi ligji i dekriminalizimit nuk doli njëri. Ed...