TIRANË- Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së sotme në Kryesinë e Kuvendit, ka komentuar gjatë çëshjen "Xhisiela".
Në fjalën e tij, Rama u shpreh se i vjen shumë keq për deputetin e tij në Fushë Krujë, i cili po përballet me një situatë të vështirë familjare pasi gruaja e tij ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.
Sot djali i një deputeti është në burg, më vjen shumë keq për Rrahmanin sepse është pranë shtratit të gruas në spital, e cila ka kohë që po lufton me vdekjen. Po kalon situatë të vështirë edhe si baba. Pavarësisht se ka një djalë që është aty ku e meriton të jetë.
Edi Rama, kryeministër