Ora News - KPK shkarkon gjyqtarin e Korçës Sotiraq Lubonja

2018-10-08 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Korçës, Sotiraq Lubonja.

Trupi gjykues i përbërë nga Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi dhe Valbona Sanxhaktari dhe lexuan vendimin sipas të cilit Lubonja nuk ka arritur që të kalojë procesin e vetingut.

Sipas hetimeve të bëra nga KPK gjyqtari i Korçës rezulton se nuk justifikon pasurinë e tij.

Në seancën dëgjimore të datës 3 tetor

Raporti i ILDKPI-së për këtë gjyqtar kishte konstatuar fshehje të pasurisë, mosdeklarim në deklarimet e tij në kuadër të vettingut, ku thotë se ka marrë 4 mln lekë të reja dhuratë nga nëna e tij, të kursyera nga pensioni i saj si dhe 25 mijë dollarë nga vjehrri.

Gjithashtu, një llogari bankare prej 5 mijë e 500 dollarë është hapur në emër të djemve të tij, të cilat gjithashtu janë justifikuar si dhuratë nga gjyshi.

KPK ka shprehur rezerva për pasurinë e gjyqtarit, pasi nuk ka dokumente justifikuese për dhuratat e marra në shuma të konsiderueshme monetare.

Edhe për banesën e dy katëshe me vlerë 2.5 mln lekë, KPK konstaton se ka mospërputhje nga deklarimet e 2003, lidhur me sipërfaqen e truallit, katet dhe deklarimet në vetting.

Në argumentet e tij, Sotiraq Lubonja pretendon se pasuria që KPK-së nxori me pikëpyetje është e ligjshme.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kpk-shkarkon-gjyqtarin-e-korces-sotiraq-lubonja