Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ish-futbollisti i Tiranës, Rezart Dabulla i ftuar në "Fair Play" nga Enkeleide Zeko është shprehur Ze Maria nuk e njeh ende skuadrën.
"Formula nuk ka funksionuar. Me futbollist të huaj dhe me trajner të huaj nuk funksionon Tirana. Një ose dy luanin edhe kur unë isha futbollist. Në skuadër janë dy grupe. Afrikën dhe futbollistët shqiptarë. Sjellin pafund lojtarë të huaj. Nëse ka faj presidenti, ai ka. Nuk duhet të paguaj shuma të mëdha për disa futbollist anonim. Edhe vjet ky trajner ka gabuar sepse ka marrë lojtarë që kanë dal skarço. Edhe pse Ze Maria ka kohë që ulet në stolin e Tiranës ai nuk e njeh ende ekipin. Karabeci është futbollisti që stërvitet më shumë se pjesa tjetër. Përjashtimi i tij nga Ze Maria është një kaprico e brazilianit. Një trajner i mëparshëm i imi më thoshte se trajneri dhe lojtarët janë një. Nëse ato nuk bashkëpunojnë skuadra përçahet, nëse jemi të gjithë bashkë godasim kë të na dal përpara."
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ish-futbollisti-kryeqytetas-akuza-ze-marias-karabeci-jashte-kapricot-tua