Ora News - BB: Konsolidmi fiskal dhe ulja e borxhit kusht për rritjen ekonomike

2018-10-07 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Banka Botërore edhe në raportin e fundit për rritjen ekonomike kërkon që Shqipëria të vazhdojë uljen e borxhit publik. Përtej vlerësimeve për rritjen ekonomike në raport theksohet se ulja e borxhit bublik dhe konsolidimi fiskal janë parakusht për vijimin e rritjes ekonomike në vend. Parashikimet e Bankës Boptërore janë që borxhi publik i Shqipërisë pritet të bjerë nga 71.6 përqind e PBB-së në 2017 në 69.5 përqind në 2018 duke qenë 1 pikë përqindje më shumë se programi i qeverisë.

Edhe pse ka rishikuar me rritje ecurinë ekonomike të vendit Banka Botërore përsëri ka rekomanduar që të vijojë konsolidimi fiskal dhe ulja e borxhit publik. Në raportin e fundit për ecurinë e ekonomisë në vendet e rajonit Shqipëria renditet si një ndër vendet me nivelin më të lartë të borxhit publik.

Nisur nga kjo qëndrueshmëria fiskale shihet si parakusht për rritjen ekonomike dhe Banka Botërore kërkon mbajtjen e fokusit tek konsolidimit fiskal dhe ulja e borxhit publik si dhe racionalizim dhe përmirësim i cilësisë së shpenzimeve publike. Në përputhje me rregullin fiskal thuhet në raport borxhi publik pritet të bjerë nga 71.6 përqind e PBB-së në 2017 në 69.5 përqind në 2018. Por ky nivel nuk është i njëjtë me programin e qeverisë e cila ka pritshmëri më pozitive për uljen e nivelit të borxhit publik në vend.

Sipas raportit të Bankës Botërore, raporti i borxhit publik në ekonominë shqiptare duhet të ulet nën 60% të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2022. Dy vite më parë, parlamenti shqiptar miratoi një ligj, i cili e detyron qeverinë të ulë borxhin vit pas viti. Ekspertët vlersojnë se risqet më të mëdha janë borxhet që nuk dihen, që nuk pasqyrohen saktë nga entet publike, borxhet që nuk pasqyrohen por edhe mënyra se si përdoren këto para. Sipas raportit të Bankës Botërore luhatjet e kursit të këmbimit dhe dobësimi i euros pritet të mbajë raportin e borxhit publik ndaj PBB-së në një nivel pak më të ulët se vitin e kaluar, edhe pse financimi i jashtëm pritet të rritet.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/bb-konsolidmi-fiskal-dhe-ulja-e-borxhit-kusht-rritjen-ekonomike

Free Traffic Exchange