Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dëshira për të kontribuar në vendin e tyre ka rikthyer në Shqipëri disa të rinj, që kanë përfunduar studimet jashtë vendit. Ora News sjell historinë Ronës dhe Arnisës, dy modele suksesi që dëshmojnë se edhe në Shqipëri mund t`ia dalësh.
Studimi i një organizate pak muaj më parë zbuloi se rreth 70% e të rinjve dëshirojnë ta braktisin Shqipërinë. Por teksa shumë i kanë sytë dhe ëndërrat përtej vendit të tjerë janë rikthyer tek rrënjët e tyre. Arnisa Tepelija dhe Rona Nushi, janë 27 vjec, nuk i bashkon vetëm mosha por edhe dëshira për të kontribuar në vendin ku kanë lindur dhe rritur.
Arnisa Tepelija: Kur mbarova stazhin në Bundestag e dija që gjithcka që do mësoja atje do të vija ta implementoja në Shqipëri.
Rona Nushi: Kam ikur me idenë për të vazhdfuar shkollimin në Amerikë, por atje u binda që e ardhmja më e mirë ishte në Shqipëri dhe Kosovë sesa në Amerikë.
Arnisa ka përfunduar studimet për të drejtë evropiane dhe ka studiuar në disa vende te Europës ndërsa Rona për farmaciste dhe tashmë ka në Shqipëri sipërrmarjen e vet.
Arnisa Tepelija: Sigurisht mund të jepja kontribut edhe diku tjetër, por impakti që mund të sjell këtu sesa impakti i asaj që mund të sjellë një shoqëri tjetër europiane.
Rona Nushi: Gjeta shumë më shumë hapësirë në vendim tim të krijoj sipërmarrje sesa të isha thjesht një e punësuar jashtë.
Vendimi për të rikthyer dhe po ashtu për tu përshtatur ka qënë i vështirë, por ato ia kanë dale dhe kanë një apel për te rinjte.
Arnisa Tepelija: Forma më e re dhe më e mirë e patriotizmit është që të bëjmë atë ça dimë të bëjmë më mirë për komunitetin tonë.
Rona Nushi: Kam vendosur rrënjët e mia këtu dhe nuk do largohem.
Mesazhit të tyre iu bashkuan edhe të rinj të tjerë në Konferencën zhvilluar nga Ministria e Arsimit me temë ?Përse zgjodha Shqipërinë?.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/te-rinjte-qe-u-rikthyen-ne-shqiperi-pas-studimeve-jashte