Shpallen fituesit e maratonës së Tiranës - News, Lajme - Vizion Plus

2018-10-07 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Mbi 2500 pjesëmarrës nga 40 shtete te ndryshme janë bere pjese e maratonës se Tiranës. Te ndare ne tre kategori sportistet u mblodhën ne Sheshin Nene Tereza, nga ku nisen dhe vrapimin e tyre.Pas garës që zgjati rreth 3 orë e gjysmë u shpallen edhe fituesit e këtij viti. Vendin e parë për femrat e zuri sportistja shqiptare, Luiza Gega, ndërsa vendi i dyte dhe i tretë shkoi për dy sportistet nga Kenia Agnes Chebet dhe Christine Moraa Oigo.Për meshkujt, të tre fituesit ishin nga Kenia. Edhe kategoria ?Tirana 10K? si për meshkuj ashtu edhe për femra u dominua nga fitues të huaj, ku përveç hungarezes Zita Kecser, pjesa tjetër e sportistëve vinin nga Kenia.Vendi i parë për kategorinë ?We Too? i shkoi Bledar Suxhës. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ishte i pranishëm edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. Ndryshe nga vitet e tjera këtë vit nuk mori pjesë pasi në maratonë, por siç u shpreh i duhej të ishte në një tjetër maratonë.E veçanta e këtij viti ishin kurorat me dafinë që morën fituesit, të cilat mbërritën nga Greqia, aty ku e ka zanafillën maratona.