Ulen tarifat e telefonisë fikse, nxitet përdorimi i shërbimit - News, Lajme - Vizion Plus

2018-10-07 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Njësoj si në tregun e telefonisë celulare, autoriteti i Komunikimeve Elektronike ka vendosur që të ulë tarifat edhe në tregun e telefonisë fikse.Aktualisht tarifa e terminimit për një thirrje nga një rrjet në tjetrin është 1.29 dhe parashikohet të shkojë në 1 lekë në muajin dhjetor. E njëjta tendencë rënëse është edhe për tarifën e tranzitimit kombëtar. Qëllimi është që të stimulohet përdorimi i këtij shërbimi, i cili ka shënuar një rënëie të ndjeshme vitet e fundit, për shkak të avancimit të teknologjisë.Në fund të 2017, numri i abonentëve që përdorin një telefon fiks arriti në 244 mijë, 4 mijë më pak se një vit më parë. Pjesa më e madhe e shqiptarëve e kanë një linë të tillë, por të integruar me shërbimet e internetit apo paketa televizive.Aktualisht në treg janë 68 operatorë të cilët ofrojnë linjën e telefonisë fikse edhe të integruar edhe me shërbime të tjera.