http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kristofak Shpil është nga Austria. Në Shqipëri ka qenë edhe herë të tjera por në Korçë për herë të parë. Si pjesa më e madhe e të huajve edhe Shpil ka vendosur te qëndrojë në bujtinë.Të njëjtin mendim ndan edhe Fjori Gjoka, menaxhere e një bujtine në Korçë e cila thotë se te huajt i preferojnë shume këto ambiente.Qyteti i Korçës së bashku me Dardhën e Voskopojën janë kthyer tashmë në destinacionet e preferuara turistike nga vizitorë vendas e të huaj. Duke pasur parasysh këtë qasje të viteve të fundit, banorët e juglindjes janë drejtuar kryesisht drejt turizmit familjar. Ndaj edhe për këtë një pjesë e mirë e tyre jo vetëm në Voskopojë e dardhë por prej një viti edhe në qytetin e Korçës, kanë kthyer banesat e tyre në bujtina.Edhe për kryetarin e Bashkisë, kthimi i banesave ne bujtina i jep me shume zhvillim turizmit ne juglindje.Korça me pazarin e vjetër si dhe shumë vlera të tjera të trashëgimisë kulturore, por edhe fshatrat turistikë të Dardhës, Voskopojës, Vithkuqit e Boboshticë frekuentohen ne çdo stine te vitit.