Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka publikuar një videomesazh, sipas të cilit tregohet mënyra se si vidhen dhe grabiten paratë dhe pasuritë publike nga kryeministri Rama dhe ata që PD-ja i quan oligarkë.
PD ka llogaritur se prej ardhjes në pushtet, qeveria e Edi Ramës ka tenderuar 2.7 miliard euro.
Në videon e publikuar nga Kryetari i PD, , abuzimi me tenderat ndahet në 3 zëra kryesorë:
900 milionë euro ose 1 në 3 tendera zhvillohet pa garë.
753 milionë euro kanë shkuar p?r fasada dhe luks
252 milionë euro për klientët, miqtë dhe familjen e Edi Ramës.
Basha rendit 5 prej formave më të përdorura të abuzimit me tenderat gjatë qeverisjes së Edi Ramës në k?to 5 vjet.
Licensim i kompanisë fituese pak ditë përpara tenderit
Kriteret përjashtuese për të favorizuar nj? kompani të caktuar.
Skualifikimet e padrejta të kompanive
Rregjistrim offshore i kompanive fituese
Propozime të pakërkuara kundër interesit publik.
Lideri i opozitës theksoi mesazhin kryesor të paketës kundër korrupsionit dhe oligarkisë se ligji i ri antimafia do të bëjë të mundur që askush nuk do ta gëzojë pasurinë e vënë me korrupsion.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/basha-publikon-shifrat-e-abuzimit-te-qeverise-rama-me-tenderat