Ajo është tashmë ndër reperet më të pëlqyera të momentit. Bëhet fjalë për Taynën e cila ishte sot e ftuar në emisionin ?Xing me Ermalin? në Tv Klan. Gjatë emisionit Ermal Mamaqi pyeti reperen se çfarë ka ndryshuar në jetën e saj tashmë që është e famshme. Dhe ajo u përgjigj se tashmë nuk mund të dalë më me pizhama në bulevard si më parë.
Ermal Mamaqi: Të ka ndryshuar fama apo thjeshtë tani ke më shumë lekë dhe kaq?
Tayna: Jo, nuk më ka ndryshuar. Tani kam fansa, ky është ndryshimi.
Ermal Mamaqi: Tani që je e famshme si është dita jote?
Tayna: Tani nuk dal dot lirshëm, siç dilja më parë me pizhama nëpër shëtitore ose për të blerë bukë. Tani nuk mund të dal më./tvklan.al