Audio-përgjimi ishte i montuar: Burg për Babalen dhe kunatin e tij (luante rolin e Agron Xhafajt)

2018-10-06 0

Tiranë- Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon "arrest me burg" për Albert Veliun, njeriu që denoncoi publikisht se vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj ishte i përfshirë në trafik droge. Video-përgjimi dhe intervista e Babales u realizua nga gazetari Jetmir Olldashi dhe u publikua nga deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Report Tv mëson se e njëjta akuzë rëndon mbi kunatin e Veliut apo dëshmitarit X, i cili quhet Fredi Alizoti. Ky i fundit mësohet të jetë personi që në disa raste bën zërin e Agron Xhafajt (në rol) në përgjigjet që i jep Babales. Po ashtu mësohet se Prokuroria ka dhënë masën detyrim paraqitje për gazetarin Olldashi, që intervistoi të ashtuquajturin dëshmitari X. Ata të tre akuzohen për kallëzim të rremë. Kujtojmë se mbi Albert Veliun rëndon edhe akuza e kalimit të paligjshëm të kufirit.

Vendimi për arrestimin e Babales pritet t?i dërgohet autoriteteve kosovare për ekzekutim, atje ku Albert Veliu ka kërkuar azil politik që pas publikimit të audio-përgjimit me arsyetimin se në Shqipëri i rrezikohej jeta.

Report Tv mëson gjithashtu detaje nga përgjigjja e ekspertizës së cilës iu nënshtrua videopërgjimi ku thuhej se vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj fliste me një ish-trafikant, Albert Veliun. Sipas ekspertizës, audiopërgjimi ku shfaqet Albert Veliu është i montuar.

?Zëri në audio-përgjim është shumë i dobët. Është e pamundur të identifikohen zërat?,- thuhet në ekspertizën angleze.

Kërkesa e Krimeve të Rënda gjeti miratimin e gjykatës, ndërsa gjyqtarja që hodhi firmën mbi urdhrin e arrestimit të Babales e kunatit të tij është Liljana Baku. Burime nga prokuroria bëjnë me dije se pavarësisht se publikoi audio-përgjimin, nuk ka asnjë masë për deputetin e PD-së, Ervin Salianji.