Vlorat vizitojnë Vlorën, 28 nga 6000 vajza që mbajnë këtë emër në Kosovë

2018-10-06 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qyteti bregdetar i Vlorës ka mirëpritur këto ditë 28 vajza kosovare të cilat mbajnë të njëjtin emër.Ato kanë vizituar të gjitha pikat turistike në qytet .Ndërkohë Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, u shpreh se në Kosovë ka shumë vajza që mbajnë emra të qyteteve shqiptare.

28 vajza nga Kosova të cilat quhen Vlora kanë vizituar qytetin nga i cili kanë marrë emrin. Ato kanë vendosur kurora me lule te varri i Ismail Qemalit .Të veshura kuq e zi, vajzat që ndodhen në Vlorë që prej dy ditësh kanë vizituar dhe Monumentin e Pavarësisë.

Ndërsa ka vlerësuar bashkëpunimin me bashkinë e Vlorës dhe kryetarin Dritan Leli, Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, është shprehur se në Kosovë ka me qindra vajza me emra qytetesh shqiptare, por u përzgjodhën vetëm 28 me emrin Vlora, duke përmbushur jo vetëm simbolikën e numrit të Pavarësisë por dhe një përzgjedhje brezash.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vlorat-vizitojne-vloren-28-nga-6000-vajza-qe-mbajne-kete-emer-ne-kosove