Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
"Një marrëveshje e tillë duhet të ratifikohet në parlament në një moment kur Shqipëria të ketë një gjykatë Kushtetuese funksionale".
Deklarata e kreut të shtetit pak ditë më parë në Zërin e Amerikës që vë në rrezik ratifikimin e marrëveshjes së detit e bën dhe më urgjente konstituimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese.
E paralizuar që në mars të këtij viti, gjykata që është gardiani i fundit në respektimin e Kushtetutës vijon të jetë vetmë me 2 anëtarë nga 9 që duhet të ketë.
Edhe pse tregohet i kujdesshëm që të mos bjerë pre e intepretimeve politike lidhur me marrëveshjen e detit, edhe kryetari i kësaj gjykate ndan të njëjtin mendim me kreun e shtetit.
Bashkim Dedja: Këto përplasje kushtetuese mund të vihen përpara Gjykatës Kushtetuese. Secili e intepreson siç e vlerëson, president, parlament, qeveri. Kjo është në të drejtën e tyre.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/bashkim-dedja-si-presidenti-meta-pa-gjykate-kushtetuese-nuk-ka-marreveshje-deti