Banorët e zonës e quajnë teleferik, por e gjitha është improvizuar në mënyrë artizanale. Në këtë mënyre kalojnë lumin nga njëra anë e zonës në anën tjetër për tu lidhur me qytetin e Librazhdit dhe me rrugën nacionale.
Ky është Xhemal Roçi, njeriu që e ka ndërtuar e që u vjen ne ndihme bashkëfshatarëve të tij çdo ditë.
?Gjithë banorët që jetojnë këtu i ndihmoj me këtë teleferik se është i sigurt. Është 100% i sigurt deri tani nuk ka rrezikuar jetën asnjë?.
Këtu mbi lumin Shkumbin ka ekzistuar Ura e Dardhës. Ajo u shemb në muajin Shkurt gjatë vërshimeve. Banorët u izoluan dhe ura akoma nuk është riparuar.
?7-8 muaj po mbush, vështirësitë tona janë siç shihen, unë iki në punë, me fëmijët, mësuesit, s?kemi ku kalojmë?.
?Vështirësia më e madhe kjo është, që ja kalojmë tani nuk mbytemi, po në dimër, isha duke ranë vjet?.
Jo vetëm shërbimet e përditshme, por edhe të vdekurit ka raste që duhet t?i transportojne përmes këtij teleferiku.
?Edhe shkolla këtu kalon edhe lagjja edhe ata sipër këtu kalojnë?.
?Që nga muaji shkurt e deri tani dhe fëmijët që shkojnë në shkollë me vështirësi të madhe. Të gjithë, çdo sëmundje që na bie duhet me kalu këtu?.
Kurse çdo mëngjes nxënësit e nisin mësimin pasi të kenë kaluar lumin në këtë mënyrë.
Dimri po afron dhe për banoret situata do të bëhet me e vështirë. Ura e Dardhës ishte mundësi qarkullimi për shume fshatra të Librazhdit. Por në stinën kur lumi do të vërshojë ky teleferik nuk do të jetë më zgjidhja e tyre.