http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Montserrat Caballé, sopranoja spanjolle që fitoi një brez të ri artdashësish pas këngës së Barcelonës me Freddie Mercury, ka vdekur në moshën 85 vjeçare. Karriera e saj në skenat më të mëdha botërore si Opera Metropolitan, Opera e San Franciskos, apo Opera Shtetërore vjeneze i kalon 50 vite. Sopranoja fitoi brohoritjet ndërkombëtare në vitin 1965 në rolin e njohur të Lucrezia Borgia në veprën Donizetti në Nju Jork. Me një karrierë prej gjysmë shekulli ajo ka interpretuar mbi 100 role ne opera dhe ka dhënë mbi 4,000 shfaqje. Caballe është renditur në vitin 2004 nder gjashtë sopranot më të mira të të gjitha kohërave. Ajo spikati për bukurinë e zërit të saj të ndërthurur me interpretimin dramatik. Caballé i pëlqente audiencës në mbarë botën me personalitetin e saj të papërmbajtshëm dhe nga artdashësit saj quhej La Superba, e shkëlqyera.