Juncker apel vendeve të BE: Kujdes me Ballkanin - News, Lajme - Vizion Plus

2018-10-06 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Nuk është hera e parë që Shefi i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker i bën thirrje vendeve të BE-së të marrin seriozisht anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Nga Austria, Juncker paralajmëroi për rrezikun e shpërthimit të konflikteve të reja të armatosura në rajon nëse Shqipëria, Bosnja, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova nuk e ndjejnë se BE është serioze për t?u ofruar atyre anëtarësim në të ardhmen. ?Nëse në rajonin shumë të komplikuar të Evropës krijohet përshtypja se nuk jemi seriozë në ofrimin e perspektivës evropiane, atëherë mund të shohim më vonë dhe ndoshta edhe më shpejt atë që pamë në Ballkan në vitet 1990. Historia e viteve 90 mund të rilind sepse e kaluara e dekadave të mëparshme, shekujve nuk është tejkaluar. Sido që të jetë futja e vendeve të Ballkanit Perëndimor si Bosnja, Shqipëria, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova në Bashkimin Evropian do të zgjasë shumë.? Sipas kreut të Komisionit Europian vendet kanë bërë përparim të dukshëm, por jo të mjaftueshëm. Presidenti i KE-së nuk sheh anëtarësim të plotë të vendeve të rajonit para vitit 2025. Juncker theksoi se Evropa duhet të merret intensivisht me Ballkanin Perëndimor dhe ta ndihmojë atë aty ku është e nevojshme, por gjithashtu të sigurohet se është mirë e kuptueshme që të gjitha mosmarrëveshjet e kufirit duhet të zgjidhen përpara pranimit në BE.

Free Traffic Exchange