Report TV - Kafe në ish-Bllok? Kryemadhi: Shteti ka rënë, dilni me jelekë antiplumb me vete

2018-10-06 0

Berat- Një ditë më parë nga Cërriku kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi komentoi ngjajren e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në lokalin Monopol në ish-Bllok aty ku u vra truprorja i i Ervis Martinajt, Fabjol Gaxha, dhe u plagos shoku i tij Eljon Hato, ndërsa sot nga Berati ka një porosi për të gjithë ata që frekuentojnë zonën e Bllokut.

Në Berat, Kryemadhi takoi simpatizantët e LSI-së e para tyre deklaroi se situata e krijuar nga ngjarjet e fundit kriminale kërkon që të vishen me jelek antiplumb të gjithë ata që pinë një kafe në ish-Bllok, pasi siç tha shtetit ka rënë.

?Shteti ka rënë! Kur pini kafe apo një ujë në Bllok mos harroni të merrni me vete jelek antiplumb. 100 metra larg zyrës së kreut të parlamentit ndodh një luftë bandash. Mund të përmendim raste pafund, raste të pazbuluara apo mijëra raste kur kriminelët janë të identifikuar por nuk ndalohen?

Monika Kryemadhi
Kryetarja e LSI-së ftoi ndër të tjera shqiptarët që të zgjohen nga ai që e quajti gjumi i hashashit për të rrëzuar kyeminstrin.

?Ta rrëzojmë njëherë e përgjithmonë që qytetarët të jenë të barabartë para ligjit dhe shtetit. Ai 20 vite në pushtet është njeriu me jetëgjatësinë më të madhe në pushtet, por do ta marrë në qafë tahmaja e tij. Nuk do ta largojë opozita por popull. Ai frikën e popullit ka. Ne si opozitë kemi qëllim tju hapim sytë tju zgjojmë ngja gjumi i hashashit?.

Monika Kryemadhi