Lotaria amerikane është vendosur nga Kongresi dhe vetëm Kongresi mund ta shfuqizojë atë. Është kjo përgjigjja që ka dhënë sot në studion e emisionit ?Rreze Dielli? zëvendës konsulli i ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, Omar Medina, pas pyetjes nëse ka ndonjë iniciativë për ti dhënë fund këtij programi.
Lotaria Amerikane është vendosur nga Kongresi dhe mund të shfuqizohet vetëm nga një akt i Kongresit. Programi është aktiv tani, për çdo informacion mund ti referoheni zyrës së Marrëdhënieve me Publikun, por për momentin programi është aktiv dhe ligji nuk ka ndryshuar.
Omar Medina
I ftuar në studion e ?Rreze Dielli? ishte edhe specialisti për vizat pranë ambasadës amerikane, Lorenc Mansaku i cili shpjegoi se cilat janë disa prej pikave më të rëndësishme që duhet të kemi parasysh gjatë aplikimit të lotarisë.
Mund të përdorni ndihmën e mikut tuaj për të plotësuar aplikimin, por e rëndësishme që të jeni aty kur plotësohen të dhënat tuaja dhe të merrni numrin e konfirmimit që ta ruani atë. Në 7 maj mund të shihni në faqen e departamentit të shtetit nëse jeni përzgjedhur. Kur bëni aplikimin nuk vjen asnjë email, ndaj numrin e konfirmimit duhet ose ta printoni ose ta ruani. Ka rëndësi që të keni akses edhe tek adresa juaj e emailit, mund ta rigjineroni numrin e konfirmimit nëse e keni humbur por duhet të keni të vlefshme adresën tuaj të emailit. Ajo çfare përbën problem është ngatërrimi i fotografisë, ruajeni me emrat e gjithësecilit që të mos e ngatërroni pasi ky është një gabim që nuk lejohet