Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Reforma zgjedhore nuk do të ndryshojë sistemin zgjedhor në Shqipëri por do të ndërhyjë në çështjet kryesore të fushatës elektorale dhe zhillimit të zgjedhjeve.
Ora News lexoi draftin e amendimeve të kodit zgjedhor të bërë nga ekspertët e Partisë Socialiste dhe ata të pavarur, të kontraktuar nga Kuvendi të cilët kanë ecur përpara pa opozitën e cila ka bojkotuar komisionin.
Në dokumentin i cili ende nuk është bërë publik, vihet re një revolucion në numrin e trupës së administrimit zgjedhor dhe në mënyrën se si do të përzgjidhen njerëzit që do të përbëjnë KZAZ, KQV dhe grupet e numërimit.
Nga 8 anëtarë që Komisioni Zonal i Administrimit Zgjedhor ka aktualisht, kodi i ri propozon të jenë vetëm 4.
Nga 7 anëtarë që ka aktualisht Komisioni i Qendrave të Votimit, kodi i ri parashikon 3 anëtarë.
Pra nga 38254 persona që administronin zgjedhjet në qershorin e vitit 2017, do të jenë 16 446 persona.
Risia tjetër është se kjo trupë nuk do të zgjidhet më nga partitë politike por nga individë që do të trajnohen nga KQZ dhe do të marrin titullin administrator zgjedhor, duke e depolitizuar kështu administratën zgjedhore.
Kryetari do të jetë anëtari më i vjetër në moshë dhe sekretari, personi i dytë më i vjetër në moshe.
Ndryshim kanë pësuar edhe grupet e numërimit të cilat nga 4 anëtarë do të reduktohet në 2 anëtarë.
Për sa i përket shitblerjes së votës, kodi i ri parashikon vetëm një deklaratë të firmosur nga kryetari i Partisë që merr pjesë në zgjedhje ku zotohet solemnisht të nuk do të përfshihet në një veprim të tillë.
Sa për financimin e partive politike, kodi ndalon financimin me para në dorë për një subjekt më shumë se 30 mijë lek të reja nga 100 mijë që ishte më parë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ndryshimet-ne-kodin-zgjedhor-ora-news-zbardh-propozimet-e-ps-se