Vrasja në ish-Bllok, sherri nisi 6 ditë më parë. Porositë për vrasje nga burgu dhe krimi i viktimës

2018-10-05 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Si viktima ashtu edhe dy të plagosur nga përplasja me armë mbrëmjen e shkuar në zonën e ish-Bllokut, janë me precedentë të mëparshëm penal. Gazetari Trashgim Sokolaj, bëri me dije në studion e Ora News, krimet ku janë përfshirë viktima, Fabiol Gaxha si dhe i plagosuri rëndë, Eljon Hako.

Sokolaj: Ervis Martinaj, 36 vjeç, person me precedentë penalë. Mbahet në një spital privat i rrethuar nga Forcat Speciale të Policisë së Shtetit. Eljon Hako në vitin 2014, është akuzuar për një vrasje në Shkodër dhe në vitin 2015, ndërkohë që kryente dënimin për vrasjen, nga burgu i Lezhës ka urdhëruar vrasjen e një mjeku në Shkodër, krim i mbetur në tentativë.

Personi i tretë është viktima, Fabiol Gaxha, me precedentë penal. Ishte person në kërkim. Mbante dokumente identiteti që nuk i përkisnin atij. Ky person është akuzuar se më datë 27 gusht në rrugën "Tahsim Shehu" në Tiranë ka qëlluar me 4 plumba një person me precedentë në fushën e narkotikëve. Personi është qëlluar nga viktima e natës së mbrëmshme ka arritur të mbijetojë, ndërsa viktima ishte shpallur në kërkim për vrasje në tentativë.

Komandoja, qitësi më i mirë në Zall Herr, Sokolaj: Kemi edhe palën tjetër në konflikt, shtetasin Ervin Mata, biznesmen, partneri i Elvana Gjatës. Ky person shoqërohej nga Fabjol Alushi, 42 vjeç dhe Merviol Bilo, 41 vjeç, oficer i forcave Komando, efekti i Repartit Special të Zall Herrit. Tre herë pjesëmarrës në operacionet paqeruajtëse në Afganistan dhe në Irak, dhe qitësi më i mirë i këtij reparti. Ai është pezulluar nga detyra.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vrasja-ne-ish-bllok-sherri-nisi-6-dite-me-pare-porosite-vrasje-nga-burgu-dhe-krimi-i-viktimes