Zv.ambasadorja amerikane në Tiranë: Mbështesim reformën në Drejtësi. Të vijojë hetimi për Tahirin

2018-10-05 0

TIRANË-Zëvendës Ambasadorja Amerikane në Shqipëri, Leyla Moses-Ones, në fjalimin e saj në ceremoninë e diplomimit të kandidatëve të magjistratëve, ka folur për efektet e reformës në drejtësi.

Moses-Ones tha se SHBA do të vijojë të jetë në mbështetje të atyre zyrtarëve të ndershëm të cilët do të kontribuojnë për një sistem efektiv drejtësie. Ajo ka thënë se duhet të vijojnë hetimet për ish-ministrin Saimir Tahiri dhe Emiljano Shullazi.

Shumë prokurorë e gjyqtarë kanë ardhur para jush. Ata mbajnë po ashtu premtimin për paanshmëri dhe besim tek publiku. Shërbyen disa me nderim, por shumë nga ata diskretituan sistemin. Ata dështuan në misionin e tyre të sundimit të ligjit. Të korruptuarit do të largohen. Ata do të jenë e shkuara dhe ju e ardhmja. Mbani premtimin. Diçka që nuk do të ndryshojë është mbështetja e SHBA për sundimin e ligjit. Do të jemi kundër prokurorëve dhe ghyqtarëve dhe prokurorëve që bëhen të pasur përmes korrupsionit. Për të favorizuar të fortët apo për të shmangur ligjin ndaj vetë atyre. SHBA do të ndihmojnë shërbyesit publik të ndershëm. Deputetë e kuvendit të punojnë bashkë për emërimin e këtyre magjistratëve. Mbështesim ngritjen e SPAK dhe BKH. Duhet të vijojë hetimi ndaj Tahirit dhe Shullazit! SHBA e mbështet investigimin ndaj tyre

Leyla Moses-One, zv.ambasadore e SHBA në Tiranë