Elvana Gjata “molla e sherrit” e atentatit në ish bllok - News, Lajme - Vizion Plus

2018-10-05 10

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Policia e Shtetit reagoi zyrtarisht mbi ngjarjene rëndë që ndodhi ne një bar restorant në ish bllok ku u vra Fabjol Gaxha dhe u plagosën dy të tjerë mes të cilëve edhe Ervis Martini.Dy të plagosurit që ndodhen edhe në spital janë arrestuar në flagrancë ndërsa në kërkim janë shpallur tre të tjerë, të përfshirë në këtë ngjarje kriminale.Në mesin e të shpallurve në kërkim ështe edhe shtetasi Ervin Mata 31 vjec, i cili është i dashuri i këngëtares Elvana Gjata, për të cilën dyshohet se ka qënë shkaku u këtij sherri që përfundoi me një të vrare.Po ashtu ne kerkim jane shpallur edhe Fabjol Alushi, 42 vjeç, banues në Tiranë dhe Merviol Bilo, 41 vjeç, banues në Tiranë.Me poshtë njoftimi i plotë i Policisë së Tiranës ku shpjegohet dinamika e ngjarjes se rende dhe detaje te tjera.Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku në një lokal në rrugën ?Ibrahim Rugova?, u plagosën me armë zjarri shtetasit E. M., 36 vjeç dhe E. H., 28 vjeç, si dhe mbeti i vrarë shtetasi F. G., 28 vjeçArrestohen në flagrancë dy të plagosurit dhe shpallen në kërkim tre të tjerë.Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale armë zjarri ?Glock?, gëzhoja, shumë në euro, automjete e aparate celular.Grupi i posaçëm hetimor i përbërë nga Specialistë të Taks Forcës Qëndrore, Specialistë të Policisë së Shtetit, Specialistë të Hetimit të Krimeve ndaj jetës dhe pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e një grupi Prokurorësh të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :- Ervis Martinaj, 36 vjeç, banues në Tiranë- Eljon Hato, 28 vjeç, banues në ShkodërSi dhe u shpallën në kërkim shtetasit :E. M., 31 vjeç, banues në Tiranë- F. A., 42 vjeç, banues në Tiranë- M. B., 41 vjeç, banues në TiranëKëta shtetas mbrëmjen e djeshme në rrugën ?Ibrahim Rugova?, janë konfliktuar në ambientet e brendshme të një lokali duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri - tjetrit, ku si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë shtetasi F. G., dhe u plagosën shtetasit E. M., dhe E. H., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :- armë zjarri tip ?Glock?- 11 gëzhoja- 10 000 euro- tre automjete- aparate celular