Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në pritje të ambasadorit të ri në Tiranë, zv/ambasadorja Leyla Moses Ones ka përsëritur edhe njëherë angazhimin e SHBA-ve për shtetin ligjor dhe Shqipërinë.
Duke folur në ceremoninë e diplomimit të magjistratëve të rinj, zv/ambasadorja amerikane tha se SHBA do të vazhdojnë të qëndrojnë kundër atyre që përpiqen të rrëzojnë sistemin e drejtësisë.
Leyla Moses Ones: Ju përfaqësoni fytyrën e ndryshimit. Gjithçka që nuk do të ndryshojë është mbështetja e palëkundur e SHBA për shtetin ligjor dhe Shqipërinë. SHBA do të vazhdojnë të qëndrojnë kundër atyre që përpiqen të rrëzojnë sistemin e drejtësisë, SHBA do të vazhdojnë të jenë këmbëngulëse në thirrjet tona për një gjyqësor etik, SHBA do të dalin kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar që përdorin pozitat e tyre për tu pasuruar, për të favorizuar të fortit apo për të shmangur dhe vetë drejtësinë e tyre.SHBA do të vazhdojnë të mbështesin rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, përkushtimi i SHBA ndaj shtetit ligjor në Shqipëri është i patundur, i pandryshueshëm dhe i panegociueshëm.
Zëvendës/ambasadorja tha se SHBA do të vazhdojë të qëndrojë me atë shërbëtorë publikë të ndershëm dhe të bindshëm që po ndërtojnë një të ardhme më të ndritur dhe etike për gjyqësorin në Shqipëri. Ajo theksoi se duhet të vijojë hetimi ndaj Tahirit e Shullazit dhe se SHBA mbështet investigimin ndaj tyre.
Ta shihni ta bëjnë këtë për çështjen e Shullazit, ta shihni ta bëjnë këtë për hetimin e Tahirit. Përsa luftoni për drejtësi për të gjithë gjatë gjithë kohës, SHBA do të jenë gjithmonë në anën tuaj.
Leyla Moses Ones: SHBA do të vazhdojnë gjithashtu të nxisin drejtuesit politik të Shqipërisë që të bëjnë pjesën e tyre për të krijuar një sistem gjyqësor më të të mirë për të gjithë, të kërkojë që deputetët e Kuvendit të punojnë së bashku. Ata duhet të punojnë së bashku për të ndryshuar ligjin e qeverisjes në mënyrë që Shkolla e Magjistraturës të mbushë këto karrige me të diplomuarit e ardhshëm. Sistemi i drejtësisë së nesërme varet nga veprimi i Kuvendit sot.
Zv/ambasadorja Leyla Moses Ones vuri në dukje se gjithashtu do vazhdojmë të mbështesim ngritjen e SPAK dhe BKH.
Leyla Moses Ones: Gjithashtu do të vazhdojmë përpjekjet për të ngritur SPAK-un dhe BKH. Këto institucione do të forcojnë kapacitetet e Shqipërisë për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. SPAK dhe BKH përfaqësojnë epokën e re të daljes nga e shkuara e njollosjes së korrupsionit dhe përfaqësojnë llogaridhënien e re për popullin shqiptar.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shba-nuk-harron-shullazin-dhe-tahirin-edhe-pas-ikjes-se-lu-apel-te-qarte-drejtesise