Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tre persona janë qëlluar me armë zjarri në një atentat në zonën e ish-Bllokut, ku si pasojë njëri prej tyre është vrarë dhe dy janë plagosur.
Gazetarja e Ora News, Keti Banushi informon se personat kanë qëlluar brenda ambienteve të një lokali në zonën e Ish-Bllokut.
Sipas burimeve personat e plagosur dyshohet se janë Ervis Martinaj dhe Redi Popesku, ndërsa nuk dihet identiteti i viktimës.
Martinaj është akuzuar për një vrasje në Dajt dhe është përfolur për një plagosje të një biznesmeni.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka shkuar Eduard Merkaj drejtori i policise kriminale. Ndërsa forca të shumta policie kanë ngritur postblloqe për kapjen e autorëve.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/te-shtena-me-arme-ne-ish-bllok-nje-i-vdekur-dhe-nje-i-plagosur