Ora News - Berisha: Ramës i nxorën kartonin e kuq, BE ia mbylli dyert

2018-10-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se ndërkombëtarët i kanë mbyllur dyert Edi Ramës. I ftuar në emisionin "360 Gradë", Berisha tha se BE i nxori kartonin e kuq në 2016 dhe në 2018, duke mos i hapur negociatat.

Sali Berisha: Një lëvizje popullore nuk ka nevojë të jetë gjigande, por të jetë e vendosur.

Beti Njuma: Si mund të flasim për një lëvizje popullore kur qeveria e Ramës njihet nga SHBA dhe BE?

Sali Berisha: Ka një moment, nëse ka dicka të keqinterpretuar, tmerrësisht është qëndrimi i komunitetit ndërkombëtar ndaj Ramës. Ky qëndrim është më negativ që mund të mbahet ndonjëherë. Në 2016 i nxori kartonin e kuq, i mbylli derën për negociatat. Në 2018 i mbylli derën për negociatat. Për qeverinë një është programi më kryesor, qëllimi më kryesor, procesi i integrimit në BE. Me Edi Ramën ky proces është bllokuar. Mos prisni që qeveria e SHBA dhe BE të fusin ushtrinë për të rrëzuar Ramën. Nga 5 kushte që ishin në 2016 u bënë 13 kushte në 2018.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/berisha-rames-i-nxoren-kartonin-e-kuq-be-ia-mbylli-dyert

Free Traffic Exchange