Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i konsideroi "grup të strukturuar" kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gazetarin Basir Çollaku dhe oficerin e Policisë, Emiljano Nuhu. Balla tha se ka edhe persona të tjerë të këtij grupi, duke i bërë thirrje Prokurorisë që të marrë në pyetje Lulzim Bashën.
Balla: "Prokuroria ka regjistruar procedim penal ndaj të akuzuarave. U informuan prej meje për kallëzimin penal që kam bërë ndaj tyre. Kam depozituar të gjitha provat që plotësojnë të gjitha kallëzimet. Është një betejë të cilën do ta fitoj për interes të qytetareve ku del një budalla dhe shpif. Basha të vijë këtu dhe të përballet. Unë mbaj përgjegjësi për kallëzimet që kam bërë unë.
Marrja në dorëzim e provave, dëshmitë dhe gjithë rrethanave të tjera. Kemi një pasqyrë të qartë të një grupi të strukturuar mes Lulzim Bashës, Emiljano Nuhut, Basir çollakut dhe persona të tjerë të identifikuar, të cilët do të mbajnë përgjegjësi.
Çështja për të cilën isha unë është vetëm kallëzimi im penal. Më datë 10, Lulzim Basha nëse kthehet në Shqipëri e pres në Gjykatën e Tiranës edhe për një çështje tjetër. Prokuroria, Lulzim Bashën, kreun e 'babaleve' duhet ta thërrasë. Një opozitë pa program ka përfunduar në një Kiniostudio të Babaleve".
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/xhisiela-taulant-balla-deshmon-ne-prokurori