Report Tv-Digjen shkurret dhe ferrat, nis pastrimi i pistës së aeroportit të Kukësit

2018-10-04 2

Kanë nisur punimet rehabilituese për vënien në operim të aeroportit të Kukësit, i cili tashmë është transferuar në duart e një firme private. Punonjës të Aviacionit Civil që merren me ruajtjen e mirëmbajtjen e aeroportit këtë të enjten kanë bërë pastrimin dhe djegien e shkurreve dhe ferrave që kanë mbërritur deri në pistën e aeroportit.

Siç dihet, qeveria rehabilitimin e operimin të aeroportit ja ka dhëne bashkimit të shoqërive ?Kastrati? dhe ?T.M.D Systems LTD?. Sipas vendimit të arsyetuar nga qeveria, këto dy shoqëri kanë 8% të pikëve bonus ?për rezultatin teknik dhe financiar të propozimit të pa kërkuar, të paraqitur për procedurën për dhënien me koncesion partneritet publik privat.

Aeroporti i Kukësit ka përfunduar së ndërtuari në vitit 2005 si dhuratë e Emirateve të Bashkuara Arabe, por deri më sot asnjë aeroplan nuk ka prekur pistën e tij. Drita jeshile operimit iu hap pas ndryshimit në 2016 të marrëveshjes koncesionare për aeroportin e Rinasit, e cila nuk lejonte që të bëheshin fluturime ndërkombëtare nga aeroportet e tjera të Shqipërisë.

Po ashtu në muajin Prill, të këtij viti kryeministri Edi Rama do të deklaronte për ekzistencën e një investitori serioz dhe në korrik, me firmë të tij aeroporti kaloi në administrim të kompanive private. Ndërsa operimi i këtij aeroporti sipas Kryeministrit Rama do të niste së funksionuari vjeshtën e këtij