Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci ka paditur në Gjykatën e Tiranës ish-presidentin Bujar Nishani për fyerje. Padia është depozituar në gjykatën civile të Tiranës nga avokatët e Panuccit, ku trajneri kërkon dëmshpërblim prej 100 mijë eurosh për dëmin që sipas tij i është shkaktuar nga Nishani dhe përgënjeshtrim të deklaratës. Kjo Gjykatë, i ka dërguar një fletëthirrje ish-presidentit Bujar Nishani për t?u paraqitur në seancë, por Nishani është pa adresë. Report Tv ka zbardhur vendimin e Gjykatës ku thuhet se i padituri Bujar Nishani ka ndërruar adresë. Gjykata e Tiranës, i kërkon gjendjes civile në këtë shkresë që të gjejë adresën e ish-presidentit për t?i dërguar fletëthirrjen.