Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Rama pranon se shumë drejtorë dhe nëndrejtorë shkollash nuk janë të duhurit.
Edi Rama: "Kemi shumë drejtorë dhe nëndrejtorë që nuk janë për atë punë. Shkolla e drejtorëve nuk do jetë thjesht një institucion, por do jetë një vend ku Fondi ka siguruar ekspertizën më të mirë ndërkombëtare, metodologjitë dhe praktikat më të mira të trajnimeve të drejtorëve të shkollave, sepse këtë që ne bëjmë sot, bota e ka bërë shumë kohë më parë."
Në çeljen e shkollës së drejtorëve, ceremoni e cila u mbajt paraditen e sotme, kryeministri Edi Rama ka tërhequr vëmendjen për situatën që e ka gjetur sistemin arsimor pesë vite më parë. sipas tij, cilësia e mësimdhënies ka efekt në të gjithë reformat e tjera.
Edi Rama: Pa diskutim që ka në çdo aspekt shumëçka për të përmirësuar ende. Pa diskutim që ka ende boshllëqe, të meta dhe pasoja të të shkuarës që janë aktive, por pa diskutim nuk ka të krahasuar shkolla sot me atë që ishte 5 vite më parë. Këtu filloi, nga sistemi i rekrutimit të mësuesve, një sistem tërësisht i korruptuar dhe i kalbur me pasoja dramatike, në cilësinë e mësimdhënies që është transformuar në një sistem transparent dhe të pa korruptueshëm, si rezultat i dixhitalizimit të të gjithë procesit të testimit dhe të rekrutimit të mësuesve, çka ka sjellë që rekrutimi i mësuesve të mos jetë i lidhur më me politiken, të mos jetë më një proces që zhvillohet në interes të partive, në funksion të kushërinjve, apo nën diktatin e ryshfetit, por të jetë i bazuar tek dija.
Madje impaktin e situatës disa vjeçare, Rama e krahasoi me mungesën e furnizmit të vendit me ujë të pijshëm.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-e-pranon-shume-drejtore-shkollash-nuk-jane-te-duhurit