Ora News - Bushati: Më habit Meta! Nuk mund të bëjmë dasmë pa pasur çiftin

2018-10-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, shfrytëzoi konferencën me Ministren austriake për evropën Karin Kneissl, për t'iu përgjigjur presidentit Ilir Meta në lidhje mosmarrëveshjet për negociatat me palën greke. Bushati tha se pikëpamjet e ndryshme nuk duhet të bëhen publike në media si dhe siguroi se kur të ketë një marrëveshje, ajo do t?i kalojë ekspertëve të presidentit për të parë përputhshmërinë me Kushtetutën përpara se të shkojë në parlament.

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati nuk fshehu habinë nga "ndryshimi i qëndrimit",që siç tha ai, ka bërë Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Në një konferencë për median, me homologen austriake, Bushati përdori një shprehjen popullore për tiu përgjigj presidentit Meta i cili dje në një intervistë për "Zërin e Amerikës" deklaroi se ishte dakord me kryeministrin Edi Rama për paktin me Greqinë, por se marrëveshja duhej të ratifikohej në Kuvend në momentin kur Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale.

Pyetja: Zoti Ministër, ju në diskursin tuaj publik gjatë gjithë kësaj kohe asnjëherë nuk e keni përdorur termin mosmarrëveshje me Presidentin Meta për çështjen e detit ndërkohë që Presidenti artikuloi dje hapur që ka pasur mosmarrëveshje me ju për këtë çështje. Po ashtu ai tha se do të ishte mirë që kjo marrëveshje të ratifikohej kur të kishim një Gjykatë Kushtetuese. Mendoni që kjo është rruga e duhur, pra do arrihet një marrëveshje dhe do pritet krijimi i Gjykatës Kushtetuese për ta ratifikuar atë apo do të vazhdoni?

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bushati-me-habit-meta-nuk-mund-te-bejme-dasm-pa-pasur-ciftin