Perfituan 1 milion USD nepermjet mashtrimit me TVSH, 4 ne pranga

2018-10-04 5

Një grup kompanish kanë arritur të marrin 1 milion dollarë rimbursim të tatimit mbi vlerën e shtuar duke mashtruara shtetin shqiptar.

Drejtoria e hetimit tatimor ka zbuluar se firmat operonin në fushën e tregtisë dhe ndërtimit, ndërsa prej kohësh prisnin fatura fiktive për të realizuar mashtrimin.

Si pasojë e zbulimit të skemës është dhënë masa e arrestit për administratorin e subjektit ?kristirina shpk?, 43 vjeç, dhe 3 arreste shtëpie për një kontabiliste, një agjente doganore dhe administratoren e kompanisë së ndërtimit ?areni albania?.

Televizioni Klan ka mësuar se këto subjekte kanë zbatuar skemën ?carusel?, përmes të cilës prisnin fatura furnizimi me mallra dhe shërbime mes njëra ? tjetrës duke rritur në mënyrë fiktive shpenzimet, që në fund të rezultonin si debitorë në marrjen mbrapsht të tatimit mbi vlerën e shtuar.

Hetimet janë duke u fokusuar edhe në kompani të tjera që në bashkëpunim me firmën e ndërtimit kanë përfituar nga skema e mashtrimit.

Tv Klan