BB: Koncesionet janë me risk, qeveria kujdes me PPP - News, Lajme - Vizion Plus

2018-10-04 2

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Banka Botërore është e mendimit se qeveria shqiptare po përdor me intensitet të lartë kontratat koncesionare me Partnerit Publik Privat. Pas FMN-së, e cila ka qenë e prerë në qëndrimin e saj, se qeveria nuk duhet të aplikojë më koncesione me propozim të pakërkuar edhe banka botërore është në të njëjtën linjë, për shkak se programe të tilla mbartin risqe.Sipas zyrtarëve, kontrata të tilla investimi kanë nevojë për më shumë transparencë me qëllim uljen e korrupsionit i cili është i përhapur.Këto qëndrime, Banka i bëri teksa prezantoi raportin ekonomik për Shqipërinë. Sipas këtij institucioni rritja ekonomike e këtij viti do të arrijë në 4% dhe kjo si pasojë e rritjes së konsumit, eksporteve dhe investimeve publike.Banka botore thotë se rritja ekonomike u shoqërua edhe rritje të vendeve të punës, ndërsa borxhi publik shënoi rënie. Gjetjet e raportit i vlerësoi edhe kryeministri Rama, i cili në një postim në twittter, i ka kthyer përgjigje skeptikeve lidhur ecurinë ekonomike si dhe punësimin. Te jetë edhe banka botërore jashtë realiteti vallë? - shkruan Rama në rrjetin social.