Report Tv-Si iu vu zjarri makinës së Drejtoreshës së Qendrës Sociale në Kombinat

2018-10-04 0

Policia ka rënë në gjurmët e personit që i vendosi zjarrin makinës tw Drejtroeshws së Qendrës Sociale në Kombinat, Mimoza Agalliu. Personi që shohim në këto pamjet sipas uniformave blu është identifikuar, por ende nuk është bërë arrestimi i tij.

Siç mund të dallohet nga kjo video një person që në kokë mban kapuç afrohet pranë makinës së Mimoza Agalliut. Në dorë ai mban një shishe me benzinë. Më pas spërkat makinës e Drejtoreshës së Qendrës Sociale në Kombinat me benzinë, duke filluar nga pjesa e përparme.

Benzinën e ka hedhur në të gjithë makinën dhe më pas shihet teksa e hedh edhe në rrugë, për ti vendosur zjarrin. Në momentin që ky person ndez zjarrin dallohet teksa flakët kanë rrezikuar edhe vet atë madje, për shkak se janë përhapur me shpejtësi. Por personi në fjalë arrin të shpëtojë dhe largohet me vrap në rrugën "Hamdi Cenoimeri".

Sipas policisë zjarri u vendos në orën 02.50 minuta, 3 ditë më parë dhe ende personi që shohim në video nuk është arrestuar. Ai brenda 30 sekondave i ka vendosur zjarrin makinës të llojit Benz dhe më pas është larguar. Dyshohet se ai është një ish punonjës në qendrën sociale Kombinat, ku Mimoza Agalliu mund ta ketë larguar nga puna.

Free Traffic Exchange