Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rikonstruksioni i rrugës së tregut në Kukës ishte një kërkesë gati 20 vjeçare e komunitetit por edhe pas përfundimit të ndërhyrjes nuk i është rikthyer qytetarëve.
Tregtarët kanë zaptuar trotuaret duke penguar lëvizjen normale të këmbësorëve, të cilët ankohen.
Qytetarë: "Shumë na pengojnë. Është zënë trotuari komplet. Rrezikojmë të na shtypin makinat."
Rikonstruksioni i rrugës duket se ka ndikuar dhe në sjelljen e drejtuesve të automjeteve.
Në kushtet kur nuk duhet ta kenë vëmendjen për të shmangur gropat një pjesë e tyre shkel rregullat e qarkullimit duke shkaktuar kaos në lëvizje dhe rrezik për aksidente.
Rruga u ndërtua falë një investimi prej 97 milionë lekësh të reja përmes Fondit të Zhvillimit të Rajoneve. Ndërhyrja përfshiu asfaltim ndriçim dhe trotuare.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rikonstruktohet-rruga-e-tregut-ne-kukes-por-nuk-i-rikthehet-qytetareve