Report TV - Raporti i KLSH/ Modeli i PD, Xhelal Mziu ‘avullon’ 322 mijë USD në 6 tendera

2018-10-04 0

Teksa kryetari i opozitës, Lulzim Basha, kërkon konfiskimin e pasurive të personave publikë dhe privatë, që burojnë nga paratë publike, në Bashkinë e Kamzës, e cila drejtohet nga përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, vetëm përmes 6 procedurave tenderuese abuzive kanë ?avulluar? 35,092,429 lekë ose 322 mijë USD. Tenderat abuzivë janë një nga gjetjet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, gjatë ushtrimit të auditimit financiar në Bashkinë e Kamzës. Raporti i kontrollit është miratuar në 17 prill 2018, ndërsa kontrolli është krye për periudhën kohore nga data 01.01.2016 deri më datën 31.12.2017.

Efektet negative financiare janë shkarkuar me tenderat për ndërtimin e rrugës ?Liria? Frutikulturë me fond limit 66,668,100 lekë, ndërtimin e rrugës Abdi Bej Toptani?, me fond limit 76,026,526 lekë, ndërtimin e rrugës Demokracia III, me fond limit 44,167,408 lekë, rikonstruksionin e rrugëve kodër e kuqe me fond limit 51,960,948 lekë, rikonstruksionin e qendrës shëndetësore Kamëz?, me fond limit 69,894,608 lekë dhe për pastrime në territorin e Komunës Paskuqan?, me fond limit 18,500,000 lekë. ?Bashkia Kamëz nëpërmjet strukturave përkatëse, të marrë masa të menjëhershme për eliminimin e praktikave të kualifikimit dhe shpalljes fitues të operatorëve ekonomik për 6 procedura prokurimi të llogaritura si diferencë e vlerave të ofertave ekonomike në vlerën 35,092,429 lekë, mos përdorim me efektivitet, eficencë në kushtet e mos plotësimit të kritereve të miratuara në DST, procedura të cilat deri më tani kanë sjellë pasoja me efekte negative të pamatshme?, thuhet në raportin e KLSH. Po ashtu, KLSH ka audituar vetëm 6 investime nga bashkia, ku tek të gjitha ka konstatuar diferenca në volume pune të pakryera. ?Në 6 investimet e audituara në Bashkinë Kamëz, me vlerë totale të kontratave 241,256,058 lekë me tvsh nga verifikimi i dokumentacionit teknik të zbatimit, mbikëqyrjes dhe kolaudimit të punimeve të ndërtimit të administruara në dosjet teknike si dhe nga verifikimi në terren, rezultuan diferenca në volume pune të pakryera në vlerën 814,122 lekë pa tvsh si dhe mangësi në dokumentacion?, vijon raporti.