Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kujdes me propozimet pakërkuara? Banka Botërore ka të njëjtin qëndrim me FMN sa i takon PPP-ve (Partneritet Publik Privat)
Gjatë raportimit të raportit vjetor mbi ekonominë në rajon, BB thotë se kemi përdorimi i këtyre propozimeve është më i lartë seç duhet të jetë dhe për këtë ata kanë shprehur shqetësimin edhe Ministrisë së Financave.
"Qëndrimi ynë është në të njëjtën linjë me atë të FMN-së, për përdorimin e propozimeve të papërkuara me këtë intensitet. Ne mendojmë që përdorimi i propozimeve të pakërkuara është pak më i lartë sec duhet të jetë dhe kjo ka qenë dhe dialogu me autoritetet, ministrinë e Financave, si mund të përdorim sa më mirë këtë instrument duke pasur parasysh dhe monitoruar me kujdes rreziqet që dalin nga përdorimi i këtij instrumenti." u shpreh Hilda Shijaku.
Raporti u prezantua paraditen e sotme.
Sa i takon propozimeve të pakërkuara në mars të 2018 FMN deklaroi: Në lidhje me praktikat PPP-ve, procesi duhet të jetë transparent dhe i studiuar. Ne jemi të përqendruar më shumë te procesi dhe në përzgjedhjen e projekteve të duhura. Duhet vlerësim i alternativave dhe ndarjes së risqeve. Qeveria të mos marrë më shumë risqe se ç'duhet dhe në rastet e propozimeve të pa kërkuara, qeveria merr më shumë kosto. Ajo duhet të bëjë analizë të mirëfilltë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/bb-e-shqetesuar-perdorimi-i-propozimeve-te-pakerkuara-i-larte-kujdes-rreziqet