Report TV - Batuta e Artan Hoxhës me Veliun: Në burg do të jesh në qeli me Fevziun dhe Eni Vasilin

2018-10-03 3

Gjirokastër- Juristja e njohur Eni Çobani ka dhënë për disa minuta sqarim në Policinë e Gjirokastrës pasi nusja e klientes së saj e kallëzoi se e ka kërcënuar në sallën e gjyqit. Shqiptarja.com dhe Report Tv mësojnë se ajo ka qënë në një seancë gjyqësore në rolin e avokates në gjykatën e Gjirokastrës.

Në një denoncim për Shqiptarja.com dhe Report TV, kushërira e Rudina Islamajt tha se avokatja i është drejtuar asaj me fjalët ?Deri në momentin që unë do jem gjallë nuk ke shpëtim, do më kesh nga pas gjithë jetën?. Pas këtyre fjalëve Rudina Islamaj telefonoi policinë, të cilët i kërkuan sqarime avokates Eni Çobani për pretendimin e denoncueses.

Lidhur me këto kërcënime Report Tv dhe Shqiptarja.com ka siguruar një audio të debatit të ndodhur në ambjentet e Gjykatës së Gjirokastrës, ku dëgjohen qartë edhe fjalët që dy zonjat kanë shkëmbyer mes tyre.

Debati mes Eni Çobanit dhe Rudina Islamaj:

Eni Çobani: A mund të jap një mendim ndërkohë apo...

Gjykatësi: Mendoj që nuk ka ndonjë vlerë këtu kjo pjesë, se pse duhet të shqyrtohet nga trupi tjetër gjykues.

Eni Çobani: Sepse asnjë nga këto vendime nuk ka lidhje me objektin që ne shqyrtojmë sot. Në qoftëse kjo bëhet në mënyrë të përsëritur? Ne kemi qenë këtu së bashku, kur një avokat kërkoi përjashtimin e njërit anëtar të trupit gjykues dhe mund ta bënte edhe zonja atë ditë. Pikërisht të njëjtën kërkesë. Çfarë është kjo. Unë vetëm një gjë dua të them, pra para trupit gjykues, pavarësisht se ju do të vazhdoni me procedurën. Unë jam një nga njerëzit që e njoh jo mirë, por me themel këtë procedurë.

Rudina Islamaj: Kjo s?është...

Eni Çobani: Dhe kur flasë unë ti mos fol. Kur flas unë ti mos fol? The kjo zonja këtu duhet të kontrollohet e tëra se kjo vjen me çimka nëpër këto lloj ambientesh. Kjo duhet kontrolluar se kjo vjen me çimka këtu. Unë nuk jam as Merushja as ..., kështu që ulu aty, ulu aty! Ulu aty dhe dëgjo kur flas, në rregull, se të njoh shumë mirë.

Gjykatësi: Ta mbarojë ajo një herë fjalën.

Eni Çobani: Unë nuk jam nga ata personat që regjistron ti nëpër telefona, kështu që ulu atje. Atëherë edhe një herë i nderuar kryetari i seancës dghe trupi gjykues! Kjo ëshhë një zvarritje e padrejtë. Unë kam reagimin tim si përfaqësuese e të dy personave, si Merushes dhe Mihalit. Nëqoftëse kjo zonja e ka ngjitur me shtëpinë, gjykatën e apelit unë vij katër orë nga Tirana, dhe nëqoftëse kësaj nuk i bën përshtypje po ia përsëris prap: Këtu do më kesh! Jo trup tjetër gjykues por kudo që ta çosh ti, unë do të jem këtu. Unë e kuptoj se për çfarë i bën ti këto. Nuk i bën as për këto zotëritë që ke këtu, ti e bën për përfaqësuesin ligjor. Kaq po të them!

Rudina: E para, e para një herë mos më kërcëno ti mua! Dhe e dyta?

Eni Çobani: Unë nuk kërcënoj. Unë nuk kërcënoj! Unë flas në bazë të ligjit. Dhe ti zonjë do kontrolluar këtu kur hyn në Gjykatë, sepse ti je me çimka dhe ti regjistron në mënyrë të paligjshme. Kaq po të them. Faleminderit!