Ora News - Rama: Reforma në drejtësi dhe hapja për emigrantët, themeli i miqësisë me Gjermaninë

2018-10-03 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkimi i dy Gjermanive u festua në ambientet e ambasadës Gjermane në Shqipëri ku ambasadorja Susanne Schutz i premtoi Shqipërisë një paketë investimesh rekord në të ardhmen. Ambasadorja tha se Shqipëria ka ende punë për të bërë në rrugën drejt BE, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit. I pranishëm në ceremoni, kryeministri Rama tha se miqësia mes Shqipërisë dhe Gjermanisë ka si themel reformën në drejtësi dhe hapjen ndaj emigrantëve.

Në ditën e bashkimit të 2 Gjermanive, ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schutz premtoi një shumë investimesh rekord për Shqipërinë. Duke përmendur ndihmën e dhënë nga shteti i saj, Schutz tha se Shqipëria ka ende punë për të bërë në rrugën e saj për në Bashkimin Europian, veçanërish në luftën kundër korrupsionit.

Susanne Schutz: Prioritet si për njerëzit në Shqipëri, ashtu edhe për investitorët e huaj për krijimin e kushteve të besueshme ligjore, siguria juridike dhe kredibiliteti institucional institucional i çliruar nga nepotizimi dhe korrupsioni.

I pranishëm ishte dhe Kryeminstri Edi Rama i cili e quajti Gjermaninë si vendin i shpresës për Europën e pas rënies së murit të Berlinit. Për të ilustruar miqësinë mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, Rama përdori dy shprehje të dy presidentëve gjermanë, Friedrich Ebert dhe Steinmeier për të thënë që reforma në drejtësi dhe hapja ndaj emigrantëve janë themeli i kësaj miqësie.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-reforma-ne-drejtesi-dhe-hapja-emigrantet-themeli-i-miqesise-me-gjermanin