Marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë dhe roli i dy vendeve në Ballkan është tema e kësaj konference ndërkombëtare që ka bërë bashkë politikanë, akademike dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Po pikë e nxehtë e kësaj marrëdhënieje mbetet Kosova.
?Marrëdhënia shqiptaro-serbe ka një elefant në dhomë që është Kosova, që ka përfaqësuesit e saj që flasin në interesin e saj, por edhe qëndrimi jonë është i qartë: procesi i normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi nuk zëvendësohet nga një raport i mirë Shqipëri-Serbi, por përplotësohet?, tha Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.
Teza e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë nuk i shpëtoi vëmendjes së konferencës se organizuar nga Agjencia Telegrafike Shqiptare dhe Agjencia serbe e lajmeve, Tanjug. Për diplomatin austriak Wolfgang Petritsch, ish-i dërguari special i Bashkimit Evropian për Kosovën referendumi do të ishte një zgjidhje.
?Patjetër! Të gjitha mjetet demokratike duhet të përdoren kur është e nevojshme, që njerëzit të dëgjohen dhe kështu mund të gjendet një zgjidhje më e mirë. Kemi mësuar shumë nga e shkuara e 20?25 viteve të fundit që të shmangim përsëritjen e një konflikti.?
Dështimin e takimit në Bruksel mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij serb Alekssandër Vuçiç, diplomati austriak e cilëson si presion të akumuluar nga rëndësia e marrëveshjes. Sipas tij klima e krijuar po shkakton pasiguri tek njerëzit.
?Shqetësimi im tani është se ka shumë pasiguri. Njerëzit në Kosovë dhe Serbi nuk e dinë se çfarë do të ndodhi me ta, ndaj Bashkimi Evropian të jetë aktiv dhe të marrë më shumë përgjegjësi për të gjetur një zgjidhje.?
E megjithatë, thotë Petritsh, koha për ta marrë një vendim është tani.
Tv Klan