Vetting-u i politikes shkon ne Venecia

2018-10-03 0

Ashtu siç kishte paralajmëruar maxhoranca iu drejtua Komisionit të Venecias për nismën kushtetuese të opozitës që parashikon pastrimin e politikës nga krimi.

Gramoz Ruçi  Kryetar i Kuvendit : Në cilësinë e kreut të Kuvendit dje i jam dërguar me një shkresë komsiionit të venecias bashkangjitur me pyetjet përkatëse.?Oerd Bylykbashi i vetmi demokrat në mbledhjen e përbashkët të  Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve u vu përpara faktit të kryer.  Ai kërkoi të njihej me dosjen e plotë, duke e cilësuar të gjithë procedurën e ndjekur nga shumica tentativë për ta bllokuar këtë proces.

Oerd Bylykbashi  deputet i PD-së : Kërkoj të më vihet dosja e plotë në dispozicion. Në këtë vend nuk do ketë as zgjedhje, as demokraci as parlament as drejtësi as ekonomi pa ndare politiken nga krimi.?Maxhoranca thotë se vullnetin politik e ka dhënë edhe më herët për pastrimin e politikës nga krimi përmes reformës në drejtësi, ndonëse rezervat si kursen për mënyrën sesi opozita po kërkon ta bëjë këtë proces.

Ulsi Manja Kryetar i Komisionit të ligjeve, PS : Jemi për pastrimin e politikës nga krimi por është e cunguar nisma sepse lë jashtë familjarët e politikanëve dhe ata që kanë lidhje të fshehura biznesi me politikanët. Ndërsa në rrafshin kushtetues dhe ligjor ne kërkojmë respektimin e kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit.

Fjalën e fundit e tha Kryetari i kuvendit, Gramoz Ruçi i cili kërkoi nga palët që të nisë puna menjëherë.

Gramoz Ruçi :Nuk do ketë zvarritje ky proces.

Paralelisht me kërkesën drejtuar Komisionit të Venecias, Këshilli i Legjislacionit do të konsultohet edhe me konstitucionalistët për nismën kushtetuese të opozitës.

Tv Klan