Report Tv-Vettingu në Politikë, Ruçi letër ‘Venecias’: A sjell mbivendosje të Reformës në Drejtësi

2018-10-03 0

TIRANE-Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i ka dërguar një letër Komisionit të Venecias për opinion në lidhje me nismën e opozitës për vettingun në politikë. Report Tv ka siguruar letrën që Ruçi i ka dërguar Presidentit të Venecias Buquichio. Kreu i legjislativit shqiptar i kërkon opinion për 8 çështje që lidhen me nismën e PD dhe LSI për vettingun në politikë.

Në letër ngrihen pyetjet nëse; Nisma është legjitime, a ka dallim ndërmjet standardeve të vlerësimit të figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe të zgjedhurve, a cenon nisma konventën evropiane të të drejtave të njeriu dhe jurisprudencën e Gjykatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut dhe mbi të gjitha a ndikon vettingu në politikë në punën e strukturës posaçme prokurorisë së posaçme dhe njësisë së posaçme hetimore?

Kryedemokrati Basha dorëzoi draftin në Kuvend në datë 7 shtator, ndërsa në asnjërën nga pikat nuk përmend vettingun për familjarët e politikanëve. Shumica kërkon që nëse do të bëhet një ligj i tillë duhet që patjetër të përfshijë familjarët, por kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se fillimisht nisma e PD do të dërgohet në Komisionin e Venecias. Ndërkohë që Lulzim Basha e ka kundërshtuar një lëvizje të tillë.