Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, S" />
Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, S"/>

Ora News - Ambasadori i Kosovës: Koncepti i Serbisë së Madhe ka "vdekur"

2018-10-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini ka deklaruar se koncepti i Serbisë së Madhe nuk ekziston më. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, diplomati nga Kosova u shpreh se serbët e dinë shumë mirë që Kosova është shtet, por e kanë të vështirë ta pranojnë.

Sylë Ukshini: Unë mendoj se ata e dinë shumë mirë që koncepti i Serbisë së Madhe ka vdekur. Ata e dinë shumë mirë që Kosova është shtet, por ka një problem që elitat politike dhe intelektuale në Serbi, për nja 20 vite kanë kontaminuar ambientin e shoqërisë serbe dhe kanë krijuar shumë pritje. Tani e kanë të vështirë, po të njëjtit njerëz të kthehen dhe të thonë: Shiko ato që kemi folur me herët tani janë përralla dhe mos u merrni me to sepse është çështje votash.

Ambasadori Ukshini pajtohet me mendimin e Bushatit, i cili tha në konferencën ?Serbët dhe Shqiptarët - Në cilin drejtim?? se retorikat e Daçiç i takojnë shekullit të XIX.

Sylë Ukshini: Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka mbajtur një fjalim shumë të mirë, fjalim me përmbajtje që dallonte nga fjalimi i homologut Dacic në seancën e parë në Beograd. Ai bëri vërejtje që retorika e Dacic i takon shekullit të XIX, unë mendoj se mund ti takojë edhe shekullit të XVII dhe XVIII.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ambasadori-i-kosoves-koncepti-i-serbise-se-madhe-ka-vdekur