PD: Nuk ka zgjedhje pa veting - News, Lajme - Vizion Plus

2018-10-03 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kur nga zgjedhjet lokale na ndajnë me pak se 9 muaj, duket se fati i ketij procesi do te varet nga vetingu i politikaneve. Nënkryetari i grupit parlamentar demokrat Oerd Bylykbashi ka shfrytëzuar mbledhjen e Këshillit te Legjislacionit per te paralajmëruar se nuk do te kete zgjedhje pa u bere vetingu i politikes nga krimi?Nqs ne nuk pastrojmë këtë lidhje të krimit me politikën në këtë vend nuk do të ketë as zgjedhje, nuk do të ketë as demokraci, nuk mund të ketë as parlament, dhe nuk ka për të pasur as ekonomi. Kështu që përpiquni që me procedurë të mos vrisni interesin e publikut për të pastruar politikën nga krimi.Por mazhoranca ka vendosur ta leje vetingun ne dore te komisionit te Venecias, duke shmangur çdo përplasje me opozitën.?Ne si mazhorancë e kemi shprehur qëndrimin tonë të qartë në lidhje me nismën e PD për ndryshimin e Kushtetutës. Në rrafshin politik qëndrimi ynë ka qenë, është dhe do të jetë në mbështetje të çdo lloj vetingu të politikës, absolutisht.? Kryetari i kuvendit Gramoz Ruci te martën i është drejtuar me nje kërkesë zyrtare komisionit te Venecias per te dhene nje opinion rreth ndryshimeve kushtetuese qe pd ka propozuar per te bere vetingun e politikaneve.Kerkesa permban 8 pyetje qe synojne te kontrollojnë perputhjen me konventen europiane te te drejtave te njeriut, me vendimet e gjykates europiane te te drejtave te njeriut; cilat jane standardet ndërkombëtare per kontrollin e figures se deputeteve si dhe nese vetingu ne politike ka perplasje me parashikimet e reformes ne drejtesi per strukturën e posaçme antikorrupsion.

Free Traffic Exchange