Ora News - PD: Kreu i policisë së Durrësit fshiu kamerat e sigurisë në Fushë Krujë

2018-10-03 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike akuzon ministrinë e Brendshme dhe policinë e shtetit se kanë urdhëruar fshirjen e kamerave të komisariatit të Fushë Krujës të cilat kishin filmuar praninë e Rrahman Rraja, Artur Bushi në ambientet e komisiariat të Fushë Krujës.

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj doli paraditen e 3 tetorit, në një prononcim nga selia e PD-së ku akuzoi vetë drejtorin e policisë së qarkut të Durrësit, Alfred Çepe si i përfshirë personalisht në zhdukjen e provave. Ai tha se punonjës të policisë dhe SHKB-së denoncojnë se Taulant Balla i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, të marrë masa për të zhdukur provat se ai ka qënë në komisariat në datën 21 Korrik.

Enkelejd Alibeaj: "Me urdhër të Ardi Veliut, Drejtori i Policisë së Qarkut të Durrësit, Alfred Çepe, ka ngritur një grup pune për të gjetur dhe fshirë çdo kamera që mund të provojnë praninë e Taulant Ballës, Rrahman Rrajës dhe Artur Bushit në Policinë e Fushë Krujës në 21 Korrik. Policët e zonës e dinë se ky grup pune me detyrë specifike fshirjen e kamerave dhe serverave të bizneseve pranë Policisë kanë kërcënuar me tatimorë, banditë dhe armë këdo që ka refuzuar të bashkëpunojë për shkatërrimin e provave.

Punonjësit e policisë dhe punonjësit e SHKB-së tregojnë se vetë Drejtori i Policisë se Qarkut Durrës, Alfred Çepe është përfshirë personalisht në operacionin për zhdukjen e provave që implikojnë Taualant Ballën, Artri Bushin dhe Rrahman Rrajën në kërcënimin me armë të nënkomisar Emiljano Nuhut.

Ministri i Brendshëm është në dijeni të plotë të këtij operacioni, por nuk ka ndërhyrë për ta ndaluar atë. SHKB-ja që varet direkt nga Fatmir Xhafaj, duhet t?i kishte sekuestruar dhe administruar kamerat që provojnë praninë e Taulant Ballës në Fushë Krujë, por nuk e ka bërë këtë për t?i dhënë kohë shkatërrimit të provave. "

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pd-drejtori-i-policise-se-durresit-fshiu-kamerat-e-sigurise-ne-fushe-kruj