Ora News - Me Putin a NATO-n? Tirana nuk mirëpret vizitën e Vuçiç në Moskë

2018-10-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
?Serbët dhe Shqiptarët - Në cilin drejtim?? konferenca ndërkombëtare që po mbahet sot në Tiranë nxorri në pah të vërtetat e hidhura mes serbëve dhe shqiptarëve.

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati iu përgjigj homologut serb, ministrit Daçiç i cili dy muaj më parë në konferencën që u mbajt në Beograd, u shpreh se Kosova është djepi i kombit serb.

Ditmir Bushati: Teksa përgatitesha së bashku me ekipin për këtë aktivitet po shikonim cfarë kishte ndodhur para dy muajsh në konferencën që u mbajt në Beograd. Nuk është sekret të thuhet, as suprizë që më bëri përshtypje fjala e mikut tim Ivica Daçiç me të cilin shpesh ia marrim këngës pasi përfundojmë ditët e lodhshme të punës i cili e konsideronte Kosovën si djepin e kombit serb dhe shqiptarët si njerëz që jetojnë jashtë atdheut.

Me gjithë respektin për postin e rëndësishëm që miku im mban në qeverinë dhe shtetin serb dua të them që kjo retorikë e shekullit XIX nuk i bën nder diskutimeve të sotme që janë të përqëndruara tek procesi i normalizimit dhe stabilizimit dhe pse jo hapjes së një perspektive të qartë për pajtimin,sepse kemi besuar dhe vazhdojmë të besojmë që procesi i normalizimit duhet ti hapë rrugë procesit të pajtimit ndërmjet shqiptarëve e serbëve. E kur flitet për marrëdhënien Shqipëri- Serbi, apo shqiptaro-serbe është shumë e vështirë të injorohet elefanti në dhomë që është Kosova.

Me Putin apo NATO-n?

Ministri nuk la pa komentuar as takimin e djeshëm të presidentit serb Vuçiç me Vladimir Putin.

Ditmir Bushati: "Serbia nuk e ka ende të kristalizuar rrugën e saj në raport me NATO-n dhe familjen Transatlantike. Natyrisht ne na mbetet të respektojmë qasjen e saj neutrale e cila duket se u konfirmua dhe dje në takimin e presidentit Vuçiç me presidentin rus , Putin, por nga ana tjetër duhet ti kujtojmë miqësisht që në rrugën e procesit të integrimit europian vendet kanë disa detyra në raport me linjëzimin e politikës së jashtme dhe të sigurisë, që në fakt kanë të bëjnë me zgjedhjen e popujve për tiu bashkangjitur një klubi të familjeve me vlera si ajo e BE-së."

Konferenca organizohet nga Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH) dhe agjencia e lajmeve serbe, Tanjug.

Gjatë takimit dje në Moskë, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se zgjidhja e çështjes së Kosovës është ende e largët, ndërsa i premtoi presidentit rus, Vladimir Putin se vendi i tij do të ruajë paanshmërinë ushtarake.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/me-putin-apo-nato-n-bushati-serbia-te-kristalizoje-qasjen

Free Traffic Exchange