Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Opozita nuk do të tolerojë asnjë vonesë sa i përket vettigut në rradhët e politikanëve.
Gjatë diskutimit në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit, deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi akuzoi shumicën se gjithë procesi në këtë komision ka pikërisht këtë qëllim, të vonojë, shtyjë dhe hedhë poshtë vettingun e politikanëve.
Madje ai kërkoi edhe një kopje të dokumentit që mazhoranca ka dërguar në Komisionin e Venecias për këtë çështje, pasi siç tha ai eksperiencat e mëhershme nuk kanë qenë pozitive.
Vetëm shumica përmes deputetit Ulsi Manja tha se mbështesin çdo lloj vettingu të politikanëve, por duke respektuar Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit.
Bylykbashi: Duke nisur dhe nga eksperiencat e mëhershme ku komisioni i Venecias është kedrejtuar qëllimshëm nëpërmjet materialeve të përkthyera gabim apo pyetje të cilat mund të mos i përgjigjen fare çështjes. Kërkoj të na vihet në dispozicion materiali i nisur Komisionit të Venecias. Lidhja krim-politikë dhe lidhja e interesave kriminela me interesat politike. Për fat të keq tashmë kjo lidhje funksionon në kanale të shumëfishta, të ndryshme. Katër forma do të identifikoja unë të politikanëve të lidhur me krimin në një formë apo një tjetër.
Një për të cilën ja kemi gjetur një instrument që është ligji i dekriminalizimit, është politikani me një CV kriminale të drejtëpërdrejtë, me dënim kriminal. Forma tjetër është politikani që përfaqëson një familje kriminale drejtëpërdrejtë me lidhje gjaku.Nuk kemi më kriminelin por të afërmin, fëmijët, kushërinjtë e kriminelit apo dhe përfaqësuesin, thjesht ushtarin e kriminelit. Kategoria e tretë është politikani në tentativë për të marrë një vendim dënimi penal nga gjykatat shqiptare dhe ditët e fundit e kemi fare dukshëm këtë situatë.
Forma e katërt dhe më e rrezikshme që na bën palë kundërshtare në këtë debat është politikani që ka vendosur ti hapë portën e institucionit, parlamentit të parit dhe më pas institucioneve të tjera, krimit. Ja hap përmes interesash kriminale që penetrojnë në finanancat publike, interesat publike, në jetën shoqërore, në pushtetin publik.
Manja: Në rrafshin politik, qëndrimi ynë ka qenë, është dhe do të jetë në mbështje të çdo lloj vettingu të politikës dhe këtë e kemi demostruar me votë. Jemi për pastrimin e politikës, madje në këndvështrimin tonë kjo nismë është e cunguar për arsye se lë jashtë vettingut të politikës rrethin e gjerë të subjekteve, qoftë personat e afërm, familjarë të politikanëve apo dhe personat fizikë dhe juridikë që kanë lidhje të hapura të drejtëpërdrejta ose të feshura biznesi me politikanët.
Dhe për këtë kemi mbështetur fort në kuadrin e reformës në drejtësi, institucionet e posaçme për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në rradhët e zyrtarëve të lartë të shtetit pa dallim.
Ndërsa në rrafshin kushtetues dhe ligjor qëndrimi jonë ka qenë i qartë në mbledhjen e parë të këtij Këshilli. Ne kërkojmë as më shumë dhe as më pak se respe...