Në përroin e Zagores, ujërat e zeza të pasistemuara, banorët: Është sëmundje e gjallë

2018-10-02 0

BERAT- Quhet përroi i Zagores dhe natyrshëm kalon mes lagjes ?Uznovë? në dalje të qytetit të Beratit, por prej disa kohësh është shndërruar në një kanal për ujrat e zeza.

I hapur, i pasistemuar ky kanal është tejmbushur kohët e fundit plotë me plehra.

Në të dy anët e tij ndodhen banesa, të një prej lagjeve më të mëdha të qytetit, por përroi tashmë vetëm emrin ka të tij, pasi sot mund të quhet pa frikë një kanal ujrash të zeza.

Banorët shprehen se kjo situatë është e tillë prej vitesh, se kanali është një rrezik i hapur epidemish, ndërsa kërkesat e tyre për sistemimin e tij kanë rënë në vesh të shurdhët.

Sëmundje e gjallë është.

Banor

Kanali ka pisllëqe edhe ne i hedhim plehrat aty.

Banor
Nga ana tjetër Bashkia e Beratit është arsyetuar se janë marrë disa herë masat për pastrimin e këtij përroi, por sistemimin e tij nuk është bërë asnjeherë për shkak të mungesës së fondeve.