Qendra rajonale per inovacionin tashme ne Tirane

2018-10-02 0

Qendra Rajonale për Inovacionin dhe kërkimin në fushën e teknologjisë, do të vendoset në Tiranë.

Në takimin ?Dialogu strategjik për Ballkanin Perëndimor? që u mbajt në Gjenevë të Zvicrës, Kryeministri Edi Rama tha se kjo qendër rajonale do të mbështetet nga Forumi Ekonomik Botëror në San Francisco.

"Dialogu strategjik i organizuar nga Forumi Ekonomik Botëror i Davosit është në vazhdën e një procesi të nisur në Davos, ku së bashku dakordësuam për të vijuar më tutje. Është vendosur që qendra e afiluar e të ashtuquajturit revolucion i katërt industrial do të jetë në Tiranë.

Qendra rajonale që do të shërbejë si një pikë referimi për inovacionin, për kërkimin në fushën e teknologjisë dhe do të jetë pjesë e rrjetit të këtyre qendrave të mbështetura nga Forumi Ekonomik Botëror në San Francisco dhe në vende të tjera, që do të sjellë një vlerë të shtuar, besoj, në një proces ku Shqipëria dhe rajoni kanë hyrë, që është procesi i digjitalizimit dhe i inovacionit", tha Kryeministri Edi Rama.

Takimi dy ditor ?Dialogu strategjik për Ballkanin Perëndimor? pati si fokus nxitjen e bashkëpunimit mes vendeve pjesëmarrëse.

Free Traffic Exchange