Report TV - Dështon Reforma Zgjedhore, PD bojkoton, PS përgatit draftin e vetme

2018-10-02 0

E vetmja tryezë ku dialogu vazhdonte pavarësisht pikave të nxehta të politikës, tryeza e reformës elektorale, tashmë nuk është më një platformë konsensusi. Vendimi i Lulzim Bashës për të bojkotuar parlamentin plotësisht, ka ndërprerë të vetëm fijeje komunikimi mes Oerd Bylykbashit dhe Bledi Çuçi.

Normalisht që opozita është në bojkot, nuk ka ardhur. Ka braktisur edhe komisionin për reformën zgjedhore.

Bledi Çuçi, Bashkëkryetar i Reformës Zgjedhore

Socialistët nuk kanë ndërmend të presin më, por në 8 tetor do të publikojnë amendamentet e tyre të përgatitura nga eksperti Viktor Gumi.

Megjithatë ekspertët e maxhorancës dhe ekspertët e kontraktuar nga ambasada gjermane për draftimin e amendimeve që adresojnë rekomandimet e OSBE/ODIHR jnë duke punuar. Javën tjetër do kemi një draft të cilin do ta bëjmë publik, do ua përcjellim edhe partive të tjera, Shoqërisë Civile, një draft që pasqyuron rekomandimet e OSBE/ODIHR. Ne po ecim me të gjithë paketën që adreson rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Bledi Cuci, deputet i PD
Ky draft i njëanshëm i Partisë Socialiste nuk mund të miratohet, pasi PS nuk i ka votat e duhura, ndaj Çuçi shpreson sërish.

Shpresoj që edhe opozita të vijë dhe të bëhet pjesë e këtij procesi deri në fund. Ne si maxhorancë do kryejmë detyrimet tona dhe përgjegjësinë tonë që kemi përpara shqiptarëve. Reforma nuk ka vdekur, ende.

Bledi Cuci, deputet i PS